Një 53-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në rrugën e Arbrit. Gazetari Neki Feta bën me dije për abcnews.al se 53-vjeçari Astrit Alla nga Bulqiza ka rënë nga ura e fshatit Fshat në Klos me gjithë vinç, ndërsa ishte duke punuar.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Klos / informacion paraprak
Rreth orës 09.40, në rrugën e Arbrit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
g.v/abcnews.al