Pandemia COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri.
Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.
Sipas të dhënave, mjeku kishte më shumë se dy javë i shtruar tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.
Siç raporton për ABC News, gazetari Leonidha Musaj, përveç COVID-19, mjeku Dervishi vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
N.D./abcnews.al