Një 43-vjeçar është arrestuar në Berat pasi ka dhunuar punonjësin e policisë.
Në pranga ka rënë Gazment Nezëraj i cili aktualisht ishte në shërbim prove.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushta punonjësin e policisë H.M.
Njoftimi i plotë:
Ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Proçedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër për veprën penale “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.N, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Nërtim pa leje”),
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushta punonjësin e policisë H.M.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K, 48 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K./abcnews.al