EMRI/ Gjyqi i PD, përzgjidhet gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e Bardhit

schedule15:42 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 15:42 - 22 Dhjetor, 2022

Ka përfunduar procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iirida Kacerja.

Ishte avokati i Partisë Demokratike, Rezart Kupthi ai që kërkoi përjashtimin e gjyqtares në procesin që po mbahet në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën është Edlira Petri.

Njoftimi:
Sot ne date 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen u kerkua perjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i perjashtimit u referua vendimi i ndermjetem i gjykates, per te paraqitur autorizimin per perfaqesim, konform normave te statutit te PD.
Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te shtyje seancen per ne date 17.01.2023, ora 9:00. Nderkohe do te caktohet me short gjyqtari qe do te shqyrtoje kerkesen per perjashtim, per te cilin do te njoftoheni menjehere. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!