“Piranjat” denoncuan një tjetër rast të ngacmimit seksual në emisionin e javës që lamë pas, me viktimë një vajzë të mitur. Këtë herë bëhej fjalë për një burrë nga Prizreni, i cili i dërgonte mesazhe shqetësuese një vajze 16-vjeçare, e cila jetonte jashtë shtetit me familjen e saj.
Ishte nëna e vajzës ajo që e zbuloi në kohë çfarë po ndodhte dhe menjëherë kontaktoi me “Piranjat”.
Burri në fjalë, 52-vjeç është Avni Buqaj bën me dije Sinjali.
52-vjeçari ra në kurthin e “Piranjave”, pasi shkoi në një hotel ku mendonte se kishte lënë takim me të miturën, por në fakt gjatë gjithë kohës kishte komunikuar me gazetarë të emisionit, duke dërguar ndër të tjera edhe mesazhe shqetësuese dhe perverse.
Avni Buqaj kishte shfaqur ndër të tjera një “fiksim” të çuditshëm me këmbët, që njihet si pedofili dhe vazhdimisht kërkonte foto të këmbëve nga 16-vjeçarja, pa e ditur se po filste me “Piranjat”
Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Sulm seksual’. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të ndalohet për 48 orë. /abcnews.al