EMRI/Falsifikoi dokumentet për regjistrim pronash, arrestohet ish-juristi i hipotekës në Lushnje

schedule11:28 - 27 Korrik, 2021

schedule 11:28 - 27 Korrik, 2021

Ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi është arrestuar nga Policia e Fierit për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

57-vjeçari është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas policisë Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.

Informacion-Fier-Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Selami Kasapi, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shtetasi Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!