Shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Lezhë, pasi akuzohet si autor i katër vjedhjeve.
Sipas informacioneve të policisë, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës janar-prill 2024.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.