EMRI/ Dhunoi dhe mori peng me disa të tjerë punonjësin e kioskës në Tiranë, arrestohet 19 vjeçari

schedule14:31 - 6 Qershor, 2024

schedule 14:31 - 6 Qershor, 2024

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe 19-vjeçarin Hajri Pulaken, të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në muajin maj.

Pulaka së bashku me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, dhunuan dhe morën peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash. Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!