Emri dhe profili i shqiptarit që u vra, sot festonte ditëlindjen, puna, pista dhe dashuria për Islandën

schedule23:25 - 16 Shkurt, 2021

schedule 23:25 - 16 Shkurt, 2021

Shqiptari që u vra në Islandë ditën e shtunë në mesnatë është Armando Beqiri i cili sot më 16 shkurt do të kishte mbushur 33 vjeç. Armando u gjet i shtrirë dhe i mbuluar në gjak në derën e shtëpisë së tij në Reykjavík, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital ndërroi jetë duke mos u mbijetuar plagëve të shumta që mori nga plumbat, në qafë dhe shpinë.

Lexo edhe: Ekzekutohet në prag të shtëpisë shqiptari në Islandë, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë

Deri tani janë tre të arrestuar, ndërsa i dyshuari kryesor është një lituanez. Fqinjët u shprehën se nuk dëgjuan krisma, duke lënë të kuptohet se vrasja u bë me silenciator.

Lexo edhe: Skema si u vra shqiptari në Islandë, autori e priti në shtëpi, e qëlloi pas shpine dhe në qafë

Armando kishte një djalë 15 muajsh, ndërsa priste edhe fëmijën e dytë, pasi gruaja ishte shtatzënë.

Por kush është shqiptari që u vra?

Armando Beqiri nga Shqipëria arriti në Greqi në vjeshtën e vitit 2012. Dy vite më vonë në ditën e Krishtlindjes, ai zbarkon në Islandë. Në profilin e tij në Facebook, ai shkruante se fliste tre gjuhë të huaja.

Mediat shkruajnë se shqiptari u përshtat menjëherë me jetesën e vendit dhe ishte një tifoz i zjarrtë i ekipi kombëtar të futbollit duke e ndjekur edhe në Botërorin e Rusisë. Madje, pasi mori shtetësinë pak kohë më parë ai kishte votuar për herë të parë në Islandë në zgjedhjet parlamentare.

Vrasja ka krijuar shqetësim në Islandë, aq sa ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Laslaug Arna Sigurbjörnsdóttir. “Sigurisht që krijon frikë dhe duhet të adresohet, pasi oficerët tanë të policisë duhet të jenë të përgatitur dhe të aftë të përgjigjen dhe të garantojnë sigurinë publikë” tha ajo.

Ai ishte i rregullt. Armando thuhet se ka shumë miq dhe armiqtë numëroheshin me gishtat e dorës” tha një zyrtar policie. Por përse u vra? Pistat e hetimit janë disa. Mediat shkruajnë se shqiptari ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie fizike. “Kompania është rritur me shpejtësi dhe ka qenë e suksesshme” thuhet në shkrim./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!