EMRI/ Dënimin ta kryej në Shqipëri, arrestohet në Tiranë i 45-vjeçari në kërkim për drogë nga Italia

schedule12:01 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:01 - 27 Shtator, 2022

Tiranë – Rovan Luku (Fusha), 45 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në prangat e policisë për shkak se rezulton i shpallur në kërkim nga Italia.

Të ndaluarit i duhet të vuajë edhe 3 vjet e 1 muaj burgim në Shqipëri, të mbetura nga dënimi i Gjykatës së Apelit Tiranë që ka konvertuar dënimin e dhënë për këtë shtetas, nga autoritetet gjyqësore italiane, për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në shtetin italian.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Convert”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, për kryerjen e plotë të dënimit të konvertuar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryer në Itali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Rovan Luku (Fusha), 45 vjeç, banues në Tiranë.

/abcnews.al/