EMRI/ Bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari

schedule11:47 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:47 - 25 Qershor, 2020

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit kanë vënë në 39 vjeçarin i cili Bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve arrestohet një shtetas në Shijak.

Arretsimi i Eduard Guzës është bërë në shijak vetëm pak ditë pasi ai është kthyer nga Itali.

Guza është mbajtur nën vëzhgim nga antiterrori që në janar të këtij viti.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët.

Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!