Policia ka vënë në pranga Altin Markun, personin e dyshuar për plagosjen e Besnik Simonit kryetarit të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë.
Arrestimi i 41-vjeçarit Marku është bërë në fshatin Kallmet në Lezhë, ku ai ishte fshehur brenda një banese.
Sipas policisë Simoni u plagos në rrugë nga Marku, pas një konflikti që kishte nisur më herët në zyrat e njësisë Administrative.
/abcnews.al