Ledian Lami mbeti viktimë e aksidentit të rëndë të ditës së sotme në Gramsh. I riu, rreth 30 vjeç humbi jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në nj përrua në afërsi të fshatit Bregas.
Të plagosur mbetën gjithashtu edhe 9 persona të tjerë. Sipas uniformave blu, pasagjerët u nxorrën nga autobusi nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.
Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. g.v/abcnews.al