EMRI/ Aksident me vdekje në Koplik, ndërron jetë 49-vjeçarja

schedule21:29 / 16/02/2020

Një grua u përplas nga makina dhe ndërroi jetë sot pasdite në Koplik. Policia tha se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Besnik Jubani ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë zbardhur. Viktima është Albana Çulaj, 49-vjeçe nga qyteti i Koplikut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

schedule21:29 / 16/02/2020