Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ 31-vjeçarit i duket vetja si në “GTA”, përplas me “Audi” policin dhe tenton të arratiset

schedule09:31 - 21 Shtator, 2021

schedule 09:31 - 21 Shtator, 2021

Elbasan – Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit për shkak se akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

I arrestuari mësohet se është Bledi Larti, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky person nuk i është bindur patrullës së policisë së Pogradecit dhe ka vijuar ecjen me “Audin” e tij. Një tjetër patrullë ka tentuar që ta ndalojë në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, Sokol Hoxha i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndjekje të automjetit janë vënë shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.


Polici i aksidentuar

Njoftimi i policisë:

Elbasan  – Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar aksidentoi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Rreth orës 21:45, Salla Operative e Policisë Librazhd është njoftuar nga Salla e Komisariatit të Policisë Pogradec,  se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. L., nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit.

Me marrjen e njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar  shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, shtetasin S. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndjekje të automjetit janë vënë  shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.

ë përfundim të veprimeve hetimore, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasi Bledi Larti, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. ./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!