EMRI/ 20-vjeçari shqiptar kapet në “shtëpinë e barit” me vlerë 1.6 milionë paund në Angli

schedule10:16 - 5 Nëntor, 2022

schedule 10:16 - 5 Nëntor, 2022

Një shqiptar i kapur në një fabrikë kanabisi prej 1.6 milionë paund ka pranuar se prodhonte drogën e klasit B.

Klajdi Vraja, 20 vjeç, ndodhej në njësinë industriale në Lupton Road, Thame, më 7 tetor kur policia bastisi ambientet.

Fabrika e kanabisit në Lupton Road, Thame

Brenda ata zbuluan 800 bimë me vlerë 1.6 milion paund, ka thënë në një deklaratë policia e Luginës së Thames.

Ditën e premte, Vraja pa adresë fikse doli para Gjykatës ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B.

Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer sërish në Gjykatë në dhjetor, kur parashikohet se ai mund të dënohet./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!