Emre Can po kalon një moment të vështirë. Mesfushori i Juventusit nuk ka arritur të bindë trajnerin Sarri, teksa është përjashtuar edhe nga lista e Champions League. Në një prononcim për Sport Bild, 25-vjeçari nuk e fsheh mërzinë dhe flet rreth së ardhmes së tij.
“Nuk jam aspak i kënaqur me situatën. Diçka duhet të ndryshojë në Torino ose diku tjetër. Rikthim në Bundesligë? Kurrë mos thuaj kurrë… “, thekson mesfushori gjerman.
Borussia Dortmund është e interesuar për Emre Can dhe Mario Mandzukic. Verdhezinjtë kanë gati 30 milionë euro për dyshen e Juventusit, të cilët pritet të rikthehen në kampionatin gjerman. /abcnews.al

