Ky sezon nuk ka nisur në mënyrë të mirë për Emre Can. Mesfushori i Juventusit nuk po bind trajnerin Sarri për ta aktivizuar, teksa është përjashtuar edhe nga lista e Champions League.
Vetëm 150 minuta aktivizim në Serie A numëron 25-vjeçari. Në një rrëfim për Kicker, Emre Can nuk e fsheh pakënaqësinë e tij, Lojtari gjerman nuk dorëzohet dhe një largim në merkaton e janarit nuk përjashtohet.
“Kam luajtur vetëm një ndeshje, nuk jam i kënaqur me situatën, por qëndroj i fortë dhe do të vazhdoj të punoj shumë. Në futboll ndodhin gjithmonë shumë gjëra. Jam ambicioz dhe dua të konkurroj në nivele të larta. Gjërat nuk po shkojnë siç e kisha menduar, por po mësoj shumë nga ky moment i vështirë“, përfundon mesfushori i kombëtares gjermane. /abcnews.al