EMRAT/ Zbulohet laboratori i drogës në Fier: Arrestohen nënë e bir, në kërkim babai

schedule08:37 - 1 Maj, 2020

schedule 08:37 - 1 Maj, 2020

Policia e Fierit ka zbuluar një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë nënë e bir, Anxhelo Kapaj, 22 vjeç, djali dhe Qamile Kapaj, 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

Po ashtu janë shpallur në kërkim, babai Aleksandër Kapaj banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Ndërkaq, blutë bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 elektricistë për shpërdorim detyre.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Njoftimi i plotë:

Nga ana e Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative, u finalizua operacioni antikanabis i koduar ”Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë A.K., 22 vjeç dhe Q.K., 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve  narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!