Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz. Policia bë me dije se janë plagosur më armë zjarri Gazmir dhe Xhoi Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie nga Durrësi si dhe FNSH e Tiranës, ndërsa po bëjnë krehjen e zonës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë
Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSH e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al