EMRAT/ Vjedhje dhe drogë, OFL i dërgon formularin 2 të dënuarve në Sarandë e Elbasan

schedule12:23 - 19 Qershor, 2020

schedule 12:23 - 19 Qershor, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar për krime të ndryshme në Sarandë e  Elbasan si dhe një të afërmi që është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020.

Siç mëson abcnews.al pasurinë duhet ta vetë-deklarojnë Klaudjos Dervishi, Myftar Dervishi dhe Zamira Gjongeci.

Klaudjos Dervishi, banues në Sarandë është i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”.

Myftar Dervishi, banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin me Dervishin, si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;

Zamira Gjongeci, banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Të tre këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

OFL, 19 qershor

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. D., banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”;

M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;

Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!