Emrat turq, më të preferuarit/ Ajla dhe Amar, emrat që zgjidhen më shumë nga prindërit shqiptarë

schedule15:38 - 31 Mars, 2024

schedule 15:38 - 31 Mars, 2024

Ajla dhe Amar janë dy emrat më të preferuar nga prindërit shqiptar për ti quajtur fëmijët e tyre në 5 vitet e fundit, por risia ketë vit, është që dy emrat më të preferuar të dy gjinive, janë të një origjine të vjetër fetare, islame.

Njerëzit kanë tendencën që së fundmi të kenë një qasje drejtë fesë islame. Edhe në Angli po ndodh ky fenomen, pasi emri I 4 më I preferuar është emri i profetit Muhamed. Po ashtu feja myslimane udhëzon që njerëzit të kenë martesa më të hershme por edhe të bëjmë më tepër fëmijë. Gjithashtu ka edhe prej atyre personave të cilët e pëlqejnë kuptimin që kanë këta emra, edhe pse nuk i përkasin besimit islam”, tha Ahmed Kalaja, imam, teolog.

Por cili është kuptimi që kanë në besimin islam emrat Amar dhe Ajla?

“Amar do të thotë e pafundme, vjen nga gjuha arabe, ndërsa Ajla ka kuptimin punëtore.”

“Vitet e fundit shohim një tenderë të prindërve që ti vendosin fëmijëve emra të shkurtër dhe me kuptim. Aron, Noel, Deon, dhe Roan, janë emrat e tjerë më të preferuar, ndërsa për vajza Amelia, Aria Emily dhe Ambra.

Përveç emrit Emily, 3 emrat e tjerë më të preferuar për vajza janë po ashtu me prejardhje islame. Imam Kalaja, teksa shpjegon kuptimin e tyre, thotë se vitet e fundit numri i të rinjve të cilët konvertohen në besimtarë mysliman, është rritur ndjeshëm”, u shpreh drejtoresha në Drejtorinë e Gjendjes Civile, Enkelejda Shpuza.

Po të shohësh gjatë orarit të faljes xhamia mbushët plotë  dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj”, tha Ahmed Kalaja.

Krahas emrave me natyrë fetare, të dhënat nga gjendja civile tregojnë se prindërit e rinj kanë një tendencë së fundmi për ti vendosur fëmijëve emra që kanë kuptim të dyfishtë. Dua, Ajër, Ajka, Blini dhe Siar janë më të preferuarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!