EMRAT/ Tragjedia në familjen gjilanas, reagon për ABC kryetari i Komunës: Ishin me pushime në Shqipëri

schedule22:43 - 8 Maj, 2021

schedule 22:43 - 8 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferindazja dyshohet të kenë vdekur pas helmimit me ushqim, teksa ishin në Shqipëri.

Kontaktuar nga Abcnews.al, Lutfi Haziri kryetar i Komunës së Gjilanit, është shprehur se tre anëtarët e së njëjtës familje ishin me pushim në Shqipëri. Dy prej të ndjerëve kanë vdekur ditën e djeshme ndërsa i treti ka ndërruar sot.

Të shtumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale nga familjarët e viktimave ku shprehen se shkak i vdekjes ishte helmimi në Shqipëri teksa ata ndodheshin me pushime.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,  po ashtu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti .

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!