EMRAT/ Të dënuar për vrasje dhe rrëmbim personi, OFL i dërgon formularët 5 personave në Elbasan

schedule13:37 - 19 Nëntor, 2020

schedule 13:37 - 19 Nëntor, 2020

Policia e Shtetit në kudër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 5 personave në rrethin e Elbasanit.

Ata janë: Mustafa dhe Dylaver Methasa të dënuar për “Vrasja me paramendim”, Arsen Salla i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;, Ervis dhe Ardjan Çela të dënuar për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Të pestë këta persona, do të duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve, të gjithë pyetjeve të OFL, më pas do të jetë SPAK që do të vijojë me procedurat në lidhje me pasurinë e tyre.

Njoftimi i Policisë: 

OFL, 19 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

D. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

A. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!