Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL u dërgon formularin 3 personave në Vlorë

schedule12:00 - 28 Tetor, 2020

schedule 12:00 - 28 Tetor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar së fundmi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë tre personave në Vlorë, të cilët janë dënuar për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas OFL Eraldo Canaj, Viktor Omeri, Pëllumb Sherifaj do të duhet të vetëdeklarojnë pasurinë e tyre.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-E. C., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-V. O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-P. Sh., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!