Klement Domeri, 38 vjeç dhe Alment Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë janë arrestuar për shkak se akuzohen për trafikim droge.
Të arrestuari Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 04.10.2021), i ka dënuar këta shtetas me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasit Klement Domeri, 38 vjeç dhe Alment Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 25.09.2020 (lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 04.10.2021), i ka dënuar këta shtetas me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/