Emrat/ SPAK pritet t’u komunikojë akuzat Avdylajve të Shijakut

schedule10:10 - 6 Janar, 2020

schedule 10:10 - 6 Janar, 2020

Dosja e famshme “339” e cila u bë objekt i përplasjes politike për shkak se doli në skenë Vangjush Dako, i ka kaluar SPAK-ut. Hetimet kanë përfunduar dhe sot 15 personat e dyshuar si pjesë e organizatës kriminale do të njihen me akuzat.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se ata do të thirren njëri pas tjetrit në prokurori, ku do t’iu komunikohen akuzat.

Aktualisht është liruar nga akuzat e rënda  Elton Shehaj, të cilit sot i është komunikuar vetëm akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

“Me vendim për marrjen e personit të pandehur dhe njoftimit të akuzës të njoftuar në datë 3.1 2020. Prokuroria ka ndryshuar akuzën për shtetasin Elton Sheja duke e akuzuar për prodhim i mbajtjtes së lëndëve narkotike. Shkurt duke e liruar nga akuzat më të rënda, siç ishin “prodhimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike” Trafik i narkotokëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit kriminale “Grup i strukturuar kriminale”, Pastrimi i prodkuteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet, 283, 283/2, 283/2, 287, 333/a, 334 të Kodit Penal”.

Personat nën hetim, të dyshuar si pjesë e bandës Avdyli janë:

Hajri Seferi
Astrit Avdyli
Saimir Gjepali
Altin Avdyli
Fatos Llaftiu
Esat Mehmeti
Gjevi Ndoka
Hekuran Hoxha
Xhevit Shuti
Flamur Celaj
Vehbi Berushi
Jasin Kala alias Avdyli
Shkelqim Avdyli
Denis Llaftiu

/abcnews.al