EMRAT/ Si nisi sherri në Tiranë, i riu qëlloi me thikë 31-vjeçaren nga Gana në banesën me qira

schedule18:55 - 2 Tetor, 2021

schedule 18:55 - 2 Tetor, 2021

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë ditën e sotme në kryeqytet ku pas sherrit në banesë humbën jetë dy të rinj, prej të cilëve një shtetase e huaj nga Gana e moshës 31-vjeçare.

E reja e identifikuar si Jawsackie Jaboah është qëlluar me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati në rrugën Pjetër Budi në Tiranë.

Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa 31-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve. Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!