Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është Reginaldo Kacorri. Ndërkohë ABC, mëson se autori i kësaj plagosje është Klajdi Kodra.
Të dy personat e përfshirë në këtë ngjarja mësohet se kanë precedent të mëparshme penale.
Por si ndodhi konflikti mes të rinjve?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.
Mësohet se ka pasur përplasje mes dy grupeve, atë të autorit dhe të plagosurit. Ata fillimisht kanë qenë në dy tavolina të ndryshme në një lokal kur ka nisur edhe sherri mes tyre për motive banale.
Sherri fillimisht ka nisur me grushta e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit. /abcnews.al/