EMRAT/ Shifra marramendëse, kompanitë kërkojnë 25 milionë euro për identifikimin biometrik

schedule09:28 - 18 Nëntor, 2020

schedule 09:28 - 18 Nëntor, 2020

Një shifër mesatare marramendëse kanë ofruar 6 kompanitë e para që i janë përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të sjellë pajisjet përmes të cilëve do të bëhet identifikimi biometrik i votuesve.

Siç raporton gazetarja e “ABC” Esiona Konomi, sipas të dhënave të siguruara, kompanitë kanë ofruar shifra të larta, që përfshijnë ofrimin e shërbimit, instalimin e pajisjeve që do blihen nga KQZ, si dhe trajnimin e komisionerëve.

Oferta më e ulët është shënuar nga kompania e vetme shqiptare e përfshirë në vlerësimin e ofertave.

TCN kërkon 14 milionë euro për dhënien e pajisjeve me qera, dhe 17 milionë euro nëse KQZ do t’i blejë pajisjet.

5 kompanitë e tjera janë të huaja. Për shitjen e pajisjeve, trajnimin dhe shërbimin ato kërkojnë: 15 milionë euro (dy kompani), 24 milionë euro, 20 milionë dollarë dhe 28 milionë dollarë që është shifra më e lartë.

KQZ pret përgjigje dhe nga 14 kompani të tjera, për të nxjerrë një kosto mesatare, të cilën do ja dërgojë qeverisë për financim.

Identifikimi biometrik i votuesve, është një kërkesë e opozitës në Këshillin Politik, që u vendos në Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 qershorit.

Ajo synon eleminimin e  votës familjare apo votimit në emër të dikujt tjetër.

Kompanitë që janë përgjigjur KQZ-së deri më tani, janë: CGTS, TCN, CIELA, DERMAOLOG IDENTIFiCATION SYSTEM GmbH, SMARTMATIC WORLDWIDE HEADQUARTERS, THALES GROUP.

n.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!