Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur në fshatin Mabë të Lezhës. Gazetari Gjergji Figuri bën të ditur për abcnews.al se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.
Autori Daniel Rama ka qëlluar në dorë 29-vjeçarin Odise Simoni. Mësohet se ata janë zënë te lokali i fshatit dhe në grindje e sipër autori i cili ka pasur edhe armë me vete e ka qëlluar 29-vjeçarin në dorë.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R. ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
/abcnews.al