Policia e shtetit në kuadër të Operacionit forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj pesë personave të dënuar për veprat penale, trafikimi i narkotikëve, rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, dhe vjedhje me dhunë.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
T. S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
M. S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
K. H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;
N. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
G. T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
N.D./abcnews.al