EMRAT/ Qëlloi me armë drejt një lokali dhe u largua mes parcelave me misër, policia nis punën për kapjen e 33-vjeçarit në Kurbin

schedule12:24 - 31 Korrik, 2024

schedule 12:24 - 31 Korrik, 2024

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur pak momente më parë në Kurbin.

Një 33-vjeçar, Gentjan Markaj, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Fatjon Stakaj. Pas të shtënave është larguar është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Policia e Kurbinit është vënë në ndjekje të autorit në fshatrat në zonën e Fushë Kuqes, ndërsa ekspertet e policisë kriminale po hetojnë për ketë ngjarje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!