Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Pjesë e grupit që vranë Ibrahim Bashën në Lazarat, OFL çon formularët në Gjirokastër

schedule12:32 - 4 Nëntor, 2020

schedule 12:32 - 4 Nëntor, 2020

Policia e Shtetit ka njoftuar se  në kuadër të Operacionit Forca e ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj dy subjekteve të dënuar për veprat penale “Vrasje me Paramendim”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Mësohet se ata janë: Përparim Muhameti banues në Përmet dhe Barjam Boci banues në Gjirokastër i dënuar për 5 tentativa të vrasjes së policëve. Boci mësohet të ketë qenë pjesë e grupit që ekzekutuan efektivin e policisë Ibrahim Basha në Lazarat në vitin 2015.

Në dy këta persona do të duhet tu përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve, të gjithë pyetjeve të OFL më pas do të jetë SPAK që do të vijojë me procedurat e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

OFL, 4 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

P. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

B. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!