EMRAT/ OFL në Tiranë, u dërgon formularin dy personave  

schedule11:14 - 27 Gusht, 2020

schedule 11:14 - 27 Gusht, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Tiranë. Mëoshet se OFL u ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit dy personave: Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj.

Sipas OFL këta persona janë dënuar përkatësisht për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

​Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  • F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • Gj. V., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

​OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

​OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!