EMRAT/ Nga Elsa Lila te “Mamaja”, kush janë këngëtarët shqiptarë të arrestuar për drogë ndër vite

schedule11:38 - 16 Mars, 2022

schedule 11:38 - 16 Mars, 2022

Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Gazeta italine La Republica raporton se në operacionin e policisë së Romës janë arrestuar dhe 13 persona të tjerë, përfshirë dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Elsa Lila në jurinë e “The Voice”?! - Rajonipress.com

LEXO EDHE: Mediat italiane: Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, pjesë e grupit që shpërndante kokainë

Megjithatë, këto nuk janë rastet e para që personazhe të famshëm shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë. Rasti më i fundit, i ndodhur pak javë më parë, ishte Arian Begaj pasi u kap e lëndë narkotike. Në shtëpi iu gjetën dhe 50 gram kokainë dhe 9 mijë euro.

Posedonte lëndë narkotike, arrestohet këngëtari shqiptar në Greqi - APEL MEDIA

LEXO EDHE: Elsa Lila financierja e grupit, pjesë edhe boksierët e famshëm. Mediat italiane zbulojnë si funksiononte banda me 13 të arrestuar në Romë

Në vitin 2016, një tjetër këngëtare ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë teksa po kalonte kufirin në Qafë-Thanë. Valbona Xeka u arrestua pasi gjatë kontrollit në çantë iu 12 gram kanabis. Dhe këngëtarja e viteve ’80, Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali.

LEXO EDHE: Bashkë me Elsa Lilën, kush është boksieri i njohur shqiptar i arrestuar për drogë në Itali

Valbona Xeka :: Biografia

Ajo u lirua dy vite pas vendimit të drejtësisë italiane të dhënë ndaj këngëtares për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të drogës. Gjykata e gjeti këngëtaren e njohur shqiptare fajtore për akuzën e bashkëpunimit në grup kriminal, të finalizuar në trafik lëndësh narkotike.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!