Nëntë lojtarë të Manchester United raportohet se kanë bindur Antonio Conten të pranojë ofertën që të marrë frant e klubit të Premier League, nëse Solskjaer shkarkohet.
Humbja 5-0 e “Djajve të Kuq” ndaj Liverpoolit të dielën thellon krizën e United që ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshet e fundit në Premier League duke u pozicionuar momentalisht në vendin e 7 në tabelë, tetë pikë larg nga Chelsea kryesues.
Pavarësisht pretendimeve se tekniku norvegjez është pranë shkarkimi, raportet tregojnë se ai do të jetë patjetër në drejtimin e United për 3 ndeshjet e radhës. Mësohet se ai ka mbështetjes e Ferguson dhe po ashtu ruan mbështetjen e anëtarëve të tjerë të bordit.
Conte i cili u largua Interi pasi fitoi kampionatin sezonin e kaluar është lidhur ngushtë me stolin e Manchesterit dhe pretendohet se ai kërkon nga skuadra e Premier League nënshkrimin me mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij në janar.
Tani Gazzetta Dello Sport pretendon se Conte i ka dhënë “PO” ofertës së Man Utd, pasi Ronaldo, Pogba, Varane, Telles, Fernandes, Martial, Joshua, Greenëood dhe Rashford e kanë bindur atë ta pranojë. r.t/abcnews.al