Qeveria Rama ka pësuar ndryshime në radhët e zv.ministrave. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar tre emra të rinj në digastere të ndryshme të ministrive.
Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Gjithashtu është liruar nga detyra zëvendësja aktuale e Ministrisë së Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri, ndërsa vendin e saj e ka zënë Denada Seferi. /abcnews.al/