Guardia di Finanzza goditi mëngjesin e sotëm një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali. Në pranga u vunë 25 persona, ndërsa mes tyre kishte edhe shqiptarë.
21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në “arrest shtëpiak” me akuzën e bashkëpunimit në organizim kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë, hashash e crack, rënduar nga akuza e bashkëpunimit me klanin mafioz të “Cosa Nostra”, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Organizata e shkatërruar me emrin “Santapaola-Ercolano” konsiderohej nga më të rrezikshmet në të gjithë Italinë e Jugut.
LEXO EDHE: Pjesë e “Cosa Nostras”, operacion antidroge në Itali, arrestohen 25 persona mes tyre edhe shqiptarë
Në mediat italiane janë publikuar fotot dhe identitetet e trafikantëve të arrestuar. Mes tyre janë edhe shqiptarët: Rudolf Sotiri, Elton Agalliu, Klodian Shkrela.
Shqiptarët e kishin bazën e tyre në zonën e Lazio dhe sipas prokurorëve italianë kishin trafikuar sasi të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit. /abcnews.al