EMRAT/ Mbyllet faza e parë e testimit për BKH-në, publikohet lista e të kualifikuarve për fazën e dytë

schedule21:49 - 12 Tetor, 2020

schedule 21:49 - 12 Tetor, 2020

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur fazën e parë të testimit të kandidateve për hetues, ku nga 653 persona që kanë aplikuar janë skualifikuar 229.

Nga 424 hetues që kanë kaluar fazën e parë prej tyre do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Ky proces asistohet dhe monitorohet nga afër edhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve për të garantuar transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Njoftimi i BKH:

“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. 

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim”.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!