Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një 42 vjeçareje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Rinas.
Policia bën me dije se në aksidentin e rëndë janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin Antigon Abazi, me ambulancës të spitalit të Krujës, me drejtues Ilit Shullazi ku si pasojë ka humbur jetën pacientja që ndodhej në ambulancë 42 vjeçarja, Anila Berdaku.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit Arjan Balloku , 30 vjeç (infermieri i ambulancës),Marsida Berdaku, 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Yrmelind Gashi, 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.
“Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al