Lendi Palaj, emër i njohur për policinë e shtetit për disa ngjarje është arrestuar nga policia bashkë me disa persona të tjerë për loto të paligjshme.
Në pranga kanë rënë edhe Florian Çela, Erigest Alisha, Ergest Lloci dhe Arsen Zebi.
Njulent Palaj u shpall në kërkim, edhe disa muaj me parë nën dyshimet se ishte përfshirë në një konflikt, ku u përdorën edhe armët e zjarrit, ngjarje e ndodhur në 10 qershor 2025, në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Në atë kohë ai u vetëdorëzua në polici, ndërsa pas lirimit u mbajt nën vëzhgim ku u zbulua se ai ishte organizator i disa lokaleve ku luheshin Loto dhe baste sportive ilegale.
/abcnews.al/

