Elidon Basha është 22-vjeçari i vrarë me armë zjarri aksidentalisht nga shoku i tij pasi kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Ndërkohë burime bëjnë me dije për ABC se autori është identifikuar si Klodian Kola, 27-vjeç.
Dy të rinjtë kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme në momentin kur 27-vjeçari dyshohet se ka shkrepur pa dashje armë duke qëlluar në drejtim të shokut të tij.
Ky i fundit është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranës por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra./mv.abcnews.al
- lexo edhe: Vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se e qëlloi shoku pa dashje, kishin dalë për gjah