Hapjen e Kuvendit të Sali Berishës e bëri kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Më pas u zgjodh komisioni që do të drejtojë punimet dhe që kryesohet nga Belind Këlliçi.
Emrat u zgjodhën me votim të hapur në stadium, ku votuan jo vetëm delegatët, por edhe militantët e thjeshtë. “Nuk ka asnjë kundër” tha Paloka.
https://www.youtube.com/watch?v=9fkCWTAfJuM
Emrat e Komisionit që do të drejtojë punimet e kuvendit
Belind Këlliçi-drejtues
Albana Vokshi
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Edmond Spaho
Sekretariati
Minushe Lazaj
Nade Daullja
Ledio Nuraj
Belind Këlliçi u shpreh se do të jenë 72 përfaqësues të zgjedhur për të verifikuar të gjithë delegatët përmes kodit unik.
“Sekretariati teknik do të kryejë verifikimin e të gjithë delegatëve përmes kodit unik përmes teknologjisë që mundëson në kohë reale pjesëmarrjen e delegatëve për transparencë të plotë” tha ai./ Abcnews.al