ABC News ka mësuar identitetin e mjekëve të spitalit privat në qytetin Studenti në Tiranë që kanë mjekuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
Mësohet se mjekët që kanë asistuarin Eduart Lamen janë Besim Lama 46 vjeç dhe Viktor Marku 42 vjeç të arrestuar tashmë nga policia.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.
Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.
Policia njofton se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë./abcnews.al