EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që ndihmuan bosin e kriptomonedhës turke të fshihej në Tiranë

schedule11:20 - 10 Maj, 2021

schedule 11:20 - 10 Maj, 2021

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me operacionin e kapjes së bosit të kriptomonedhës “Thodex” Faruk Fatih Özer, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Sipas “Hurriyet” policia ka arrestuar sy persona, që dyshohet se kanë ndihmuar atë që të fshihet në vendin tone, raporton abcnews.al.

Faruk Fatih Ozer (djathtas) dhe Altjan Canaj (me xhup) ne recepsionin e nje hoteli ne Tirane

Sipas mediave turke, fillimisht është arrestuar Altjan Canaj, i cili është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Tiranë duke shoqëruar turkun. Në pamje, Canaj është ai që flet me recepsionistin. Pas arrestimit, Canaj ka nxjerrë edhe emrin e Edevaldo Haxhiut, i cili po ashtu dyshohet se ka ndihmuar turkun e shumë kërkuar që të fshihet në Shqipëri.

Canaj është shprehur para policëve se nuk e dinte që Faruk Fatih Özer dhe se këtë e ka mësuar më pas nga mediat.

Faruk Fatih Özer ishte pronari i kriptomonedhës turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin një muaj më parë duke dëmtuar financiarisht më shumë se 350 mijë investitorë, kryesisht në Turqi. Faruk Fatih Özer u arratis në Shqipëri para shpalljes së falimentit duke bllokuar më pas edhe faqen e kompanisë. Dyshohet se ai ka me vete më shumë se 118 milion dollar pasuri, të cilat i mban në formë kriptomonedhash në një server të posaçëm. Mediat turke raportojnë se ka të dhëna që ai ta ketë këtë server me vete në Shqipëri dhe se po tenton t’i konvertojë kriptomonedhat në para cash me ndihmën e mafias.

Arratia

Autoritetet turke në anën tjetër kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollarë në kriptomonedha.

Mediat turke raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë personazh në Ballkan, ku njëri prej tyre është duke punuar me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen dhe kapjen e Faruk Fatih Özer, i cili dyshohet se ka zhdukur rreth 2 miliard dollar të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”, përcjell abcnews.al.

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të arratiset pasi po i bëhet një ndjekje nga afër në Shqipëri.

Më herët, policia zbuloi edhe vendndodhjen e tij duke dhënë edhe adresa.

Arratia

Media turke “EnSonHaber” shkruante se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por se doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke ui referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer  nuk ndejti shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet sëfundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, policia sipas mediave turke ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer   mund të arratiset me skaf për në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!