Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Kultivuan lëndë narkotike, pranga dy vëllezërve në Memaliaj

schedule13:37 - 10 Shtator, 2025

schedule 13:37 - 10 Shtator, 2025

Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”. Kishin kultivuar bimë narkotike në pyllin e fshatit Selckë e Madhe, policia arrestomn 2 vëllezërit Safet Aga dhe Hasan Aga.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, goditën në kuadër të planit operacional “Koordinata”, një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.



Nga hetimet dyshohet se ata kishin kultivuar 32 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Daullëz”, në fshatin ku banonin.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!