Dy vëllezër janë sulmuar në Thumanë nga dy persona, të cilët mësohet se janë nga Nikla.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, teksa në konflikt janë përfshirë vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja.
Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të dy vëllezërve, kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt./abcnews.al