Këta janë dy të rinjtë që mbetën të plagosur nga të shtënat në Elbasan

schedule14:40 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:40 - 24 Shtator, 2020

A. K, 21-vjeçar dhe L. S, 22 vjeç janë dy të rinjtë që kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave pasditen e së enjtes në Elbasan.

Policia bëri të ditur më herët se të shtënat vijojnë dhe se autori,  71-vjeçari Lefter Zhidru po bën rezistencë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” të qytetit.

Të rinjtë i kanë marrë plumbat në momentet e para kur i moshuari filloi të qëllonte në drejtim të policisë.

Forcat e Policisë janë pozicionuar dhe kanë vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje autorit të dorëzohet. Banesa është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe në ndihmë ka mbërritur RENEA.

Ngjarja

Gjithçka ka nisur në orën 13:20 në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan ku dy bashkëshortët Zidro kanë patur një konflikt me njeri-tjetrin.

Gjatë konfliktit mes tyre, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Me të parë policinë, 71-vjeçari Lefter Zidro është futur në banesë duke marrë armën për të qëlluar ndaj policisë. Gjatë të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët sipas policisë janë kalimtarë të rastit.

Pavarësisht thirrjeve të forcave të rendit, i moshuari vijon të qëllojë ndaj tyre duke rrezikuar jetën e policëve dhe banorëve të tjerë përreth.

Mësohet se në vendin e ngjajres janë FNSH dhe RENEA, krahas forcave Shqiponja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!