Dy të rinj janë arrestuar paraditen e kësaj të diele në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasit Xhordan Cafi dhe Franc Mark.
Në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli 2”, janë arrestuar dy persona të moshës 22 vjeç, të cilët janë kapur në flagrancë me doza kokaine dhe municion luftarak.
“Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Xhordan Cafi dhe pasagjer shtetasin Franc Marku.
Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre 2 shtetasve, janë gjetur doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike për ndarjen e kokainës në doza.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xhordan Cufi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me sasinë e kokainës, peshoren elektronike dhe automjetin me të cilin u kapën në flagrancë 2 të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /abcnews.al